10:20 / E Hënë, 25 Janar 2021 / k.v

36 aksidente trafiku brenda 24 orëve

Policia ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit, në territorin e Kosovës kanë ndodhur 36 aksidente trafiku, prej të cilave një ka përfunduar me pasoja fatale, 16 me persona të lënduar dhe 19 të tjera me dëme materiale.

Sipas policisë, aksidentet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit, transmeton IndeksOnline.

Ndaj shoferëve që kanë shkelur rregullat në komunikacion, policia ka shqiptuar 755 gjoba kundërvajtëse./IndeksOnline/