36 aktakuza kundër 47 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale

Prokurori i shtetit, ju njofton se gjatë 24-orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e gjashtë aktakuza kundër dyzet e shtatë personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë persona dhe janë parashtruar dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër tre personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë: Gjatë 24-orëve të fundit ka ndaluar dy persona, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë aktakuza kundër njëzet e dy personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24-orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar, në katër raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Gjilan: Ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave dhe ka ngritur katër aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë: Gjatë 24-orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka ndaluar një të mitur, në kohëzgjatje prej 24-orësh, si dhe ka ngritur katër aktakuza, kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Gjatë 24-orëve të fundit, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur pesë aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.