10:42 / E Diele, 09 Gusht 2020 / indeksADMonline

36 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Gjakovë

Në Spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”, janë të hospitalizuar për koronavirus 55 pacientë, ku 36 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me Covid-19.

32 pacientë janë më oksigjenoterapi ndërsa 3 janë në CPAP mask, shkruan Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, date 09.08.2020 ora 9:00 është:

  • 55 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid
  • 36 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 POZITIV ,
  • 7 pacientë janë konfirmuar Negativ,
  • 8 pritet të testohen,
  • 4 pacientë presin rezultatet,
  • 32 pacientë janë me oksigjenoterapi,
  • 3 pacientë janë në CPAP mask.
  • Covid pozitiv aktiv janë: 5 mjekë, 14 infermier dhe 3 stafe mbështesë.