36 viktima nga Covid-19, Haradinaj – Kurtit: Kuptoje seriozitetin e gjendjes së krijuar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas vdekjes së 36 personave si pasojë e Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit.
Ai tha përtej politikës, ky pushtet e kjo klasë politike duhet të kthjellet, shkruan Indeksonline.
“Me shpresë se ky i sotmi është rekordi i fundit i zi, e ftoj Kryeministrin Kurti ta kuptojë seriozitetin e gjendjes së krijuar dhe të veprojë në përputhje me situatën“, u shpreh Haradinaj.
Postimi i plotë:
36 prej nesh, prej sot nuk janë më. Ky është një rekord i zi për Kosovën. Përtej politikës, ky pushtet e kjo klasë politike duhet të kthjellet.
Situata është jashtëzakonisht e rëndë dhe nuk menaxhohet me takime rutinë e me masa sipërfaqësore. Qeveria duhet t’i orientojë krejt potencialet njerëzore e financiare në mbrojtje të shëndetit të popullit. Detyrë mbi detyrat sot është mposhtja e sëmundjes së shekullit.
Me shpresë se ky i sotmi është rekordi i fundit i zi, e ftoj Kryeministrin Kurti ta kuptojë seriozitetin e gjendjes së krijuar dhe të veprojë në përputhje me situatën.
Atyre që sot e gjithë këto ditë i kanë humbur të dashurit e tyre, ngushëllimet më të sinqerta!
RH