21:25 / E Enjte, 13 Shkurt 2020

36 vjeçari tentoi të mbyllte me ngjitës organet seksuale të gruas, thotë se e tradhëtonte me 4 burra!

Një burrë nga Kenya dyshohet se u përpoq të mbyllte organet seksuale të gruas së tij me ngjistës, pasi që dyshonte se ajo po e tradhëtonte.

36 vjeçari, Dennis Mumo raportohet tu ketë thënë zyrtarëve policor se ai i zbuloi disa mesazhe që gruaja e tij u kishte dërguar burrave në rrjetet sociale, përfshirë fotografi nudo.

Sipas tij, kurdo që ai largohej nga qyteti i tij i lindjes- Kitui, ai pretendon se gruaja e tij takohej me burra të tjerë, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Para udhëtimit të tij të fundit të biznesit në Ruanda, Mumo akuzohet se ka aplikuar “Superglue” në organet gjenitale të gruas duke e lënë atë me dhimbje.

Mumo is expected to appear in Kutui court on Monday (pictured: the Kitui Law Courts)

Lajmet për ngjarjen tronditën banorët dhe Mumo u arrestua nga policia. Ai rrëfeu për incidentin dhe u tha oficerëve se e bëri atë për të shpëtuar martesën e tij.

Mumo pretendoi të ketë prova që gruaja e tij po kryente marrëdhënie me të paktën katër burra të tjerë.

Ai tha se madje pa një foto nudo të gruas së tij që iu dërgua një burri me mesazhin: ‘Javën tjetër do të ketë zjarr’.

Mumo po përballet me akuza të dhunës në familje me sulm dhe dëmtim të organeve të saj riprodhuese dhe rrezikon ta bëjë atë jopjellore.

Ndërkohë avokati i Mumo po kërkon që gjykata ta dënojë gruan për shkelje të tradhtisë bashkëshortore dhe të parandalojë ‘keqkuptime’ të mëtejshme midis çiftit.

Mumo pritet të paraqitet në një gjykatë të Kutui të hënën./Indeksonline/

Mos i humb