23:54 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

36 vjeçarja arrestohet, dyshohet se kreu marrëdhënie me një 14 vjeçar pa dëshirën e tij!

Një grua në Oregon të ShBA-së është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14 vjeçar i cili ndiqte mësimet në të njëjtën shkollë si vajza e saj.

Rheta Leanne Melvin, 36, has been charged with luring a minor, online sexual corruption of a child, sexual abuse, sodomy, rape and contributing to the sexual delinquency of a minor

Rheta Leanne Melvin, 36 vjeç është akuzuar për mashtrim seksual me të mitur në internet, të një fëmije, abuzim seksual, sodomi, përdhunim dhe kontribut në delikuencën seksuale të një të mituri.

Ajo u arrestua në shtëpinë e saj në Riddle të enjten pasi dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me fëmijën në sediljen e pasme të makinës së saj javën e kaluar, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Thuhet se  ajo e tërhoqi atë në automjet, pa dëshirën e tij.

Melvin akuzohet se vazhdoi t’i dërgojë të riut foto dhe video nudo në Snapchat.

Ajo gjoja u përpoq të takohej përsëri me djalin, por ai bëri justifikime se nuk mund të takohej pasi që nuk ndihej mirë.

Raportet thonë se nëna e djalit më pas e zbuloi dhe e raportoi Melvinin në polici.

Melvin pranoi se kishte biseda me të riun dhe mendonte se ai ishte 17 apo 18 vjeç duke treguar poashtu se i ka dërguar foto dhe video 18+, por mohoi të kishte kryer marrëdhënie me atë./Indeksonline/