36 vjeçarja Nicki Minaj ‘godet’ përsëri me paraqitjen e saj
Këngëtarja e njohur Nicki Minaj ka ndezur skenën
në paraqitjen e saj të fundit duke prezantuar një bashkëpunim me markën e
njohur Fendi, përcjellë Indeksonline.
Të dielën, Nicki njoftoi se ka filluar bashkëpunimin e saj më tëri me markën
luksoze Fendi.
Reperja seksi bëri një paraqitje shumë të nxehtë duke u paraqitur me një xhaketë,
që vinte në pah format e saj bombastike.
36 vjeçarja befasoi edhe njëherë publikun.
Kjo erdhi pak ditë pasi Nicki Minaj e anuloi një performancë në Arabinë Saudite
për shkak të shqetësimeve rreth të drejtave të njeriut dhe ligjeve në atë vend.
Minaj ishte caktuar për të performuar në “Jeddah World Fest” në Jeddah, Arabinë
Saudite më 18 korrik.
Deri dy vjet më parë, grave u është ndaluar të bëjnë koncerte të çdo lloji në Arabinë
Saudite – duke e bërë Minaj një objektiv kritikash nga grupe të shumta të të
drejtave të njeriut. /Indeksonline/

