23:00 / E Martë, 09 Gusht 2022 / AR

‘365 Days’ rikthehet zyrtarisht me filmin e tretë dhe ka surpriza

“The Next 365 Days” është filmi i tretë i “365 Days”, një seri filmash thriller erotikë, me regji të Barbara Bialoeas dhe Tomasz Mandes.

Vazhdimi i “365 Days: This Day” bazohet në romanin e tretë të një trilogjie nga Blanka Lipinska.

Filmi i tretë (dhe ndoshta i fundit) do të dalë në Netflix më 19 gusht.

Nga traileri, kuptohet se Laura është gjallë [?] – “Laura është e pavdekshme në këtë pikë. Bën aksident është gjallë, e gjuajnë me plumba, përsëri gjallë”, shkroi dikush në YouTube.

Në këtë pjesë të tretë, çifti Laura-Massimo përpiqen të kapërcejnë problemet me njëri-tjetrin, ndërsa Nacho këmbëngulës bën gjithçka për t’i larguar ata.