15:13 / E Martë, 02 Mars 2021 / k.v

37 vjeçari nga Peja humb jetën nga COVID-19

Tetë persona kanë vdekur gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me COVID-19

Viktima më e re gjatë kësaj kohe është një 37-vjeçar nga Peja.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Brenda 24-orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (81, 77, 65, 78 vjeç), Klinë 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (37 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Suharekë 1 rast (87 vjeç)”, është thënë nga IKSHPK-ja.

Gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar edhe 488 raste të reja me koronavirusin, ndërsa janë shëruar 270 persona.