75 Mall Live Search
22:39 / E Diele, 24 Korrik 2022 / Gj. Sh

37 vjeçari Ronaldo habit me fizikun e tij

Cristiano Ronaldo pavarësisht se nuk po merr pjesë në stervitje me skuadrën e Manchester United, ai po vazhdon ta mbaj në form trupin e tij.

Si duket portugezi po vazhdon të stervitet individualisht për të qënë i gatshëm për sezonin e ri, shkruan Indeksonline.

37 vjeçari së fundmi ka postuar një fotografi nga palestra ku fiziku i tij ka habitu ndjekësit.

Ai duket i gatshëm për sezonin e ri, por nuk dëshiron të jetë pjesë e Manchester Unitedit dhe është në kërkim të një klubi të ri.

Sulmuesi vazhdon të sfidojë moshën e tij dhe nuk po tregon shenja të ngadalësimit. Fotot e tregojnë atë të jetë në formë mahnitëse, pavarësisht moshës 37-vjeçare.

Edhe pse është përfolur shumë se i është ofruar skuadrave si Bayern Munchen, Chelsea, PSG dhe së fundi Atletico Madridit, Ronaldo ende nuk e ka gjetur klubin e ri./Indeksonline/