75 Mall Live Search
21:27 / E Hënë, 02 Dhjetor 2024 / FR

37-vjeçari shqiptar vdes në burgun e Malandrinos

Dy të burgosur janë gjetur pa ndjenja në burgun e Malandrinos në Greqi. Bëhet fjalë për një 37-vjeçar shqiptar dhe një 38-vjeçar grek.

Pas ardhjes së ekipit mjekësor, u konstatua se shqiptari kishte humbur jetën ndërsa 38-vjeçari grek u transportua me ambulancë në spitalin Amfisa dhe pas ndihmës së parë u kthye në qeli.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa priten rezultatet e autopsisë, e cila do të tregojë shkaqet e vdekjes së 37-vjeçarit shqiptar.