20:00 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

37 vjeçarja Britney Spears ekspozon format trupore në bikini

Ylli i muzikës pop Britney Spears njihet si një këngëtare mjaft e dashur në të gjithë botën, që me muzikën e saj ka bërë për vete miliona njerëz anë e mbanë nëpër botë, shkruan Indeksonline.

Britney edhe pse ka pasur shumë probleme në jetën e saj private, tani duket se e ka marrë veten, duke tonifikuar format e saj trupore, për tu rikthyer në top formë.

Ajo para 23 milion fansave në Instagram, ka ekspozuar format trupore në bikini duke vënë në pah punën e rreptë në palestër.

Edhe pse 37 vjeçare ajo me sukses ka arritur të gëzoj forma të mira dhe duket se po rikthehet Britney që dikur njihej si një nga vajzat më atraktive. /Indeksonline/