37-vjeçarja Poni, shkëlqen me dukjen!

Këngëtarja e njohur shqiptare Poni, njihet për muzikën që ka sjellë ndër vite për publikun shqiptar.
Ajo përpos muzikës, vazhdimisht është përfolur edhe për dukjen e saj, gjithnjë e bukur e plot sharm, shkruan Indeksonline.
Krijuesja e shumë hiteve, është një personazh mjaft i dashur për publikun, andaj ndiqet nga mijëra fansa edhe nëpër rrjetet sociale.
Në paraqitjen e saj të fundit në Instagram, ajo edhe njëherë e ka dëshmuar se për të vitet janë vetëm numra.
38-vjeçarja është shfaqur në formën më të mirë trupore, duke vënë në pah bukurinë që e karakterizon. /Indeksonline/
