08:45 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / OSH

370 persona u dënuan për mosrespektim të ligjit antiCOVID

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 370 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID.

Po ashtu, gjoba kanë shqiptuar edhe për mosrespektim të rregullave të trafikut, ku u dënuan 1751 persona.

Ndërsa në 24 orët e fundit kanë ndodhur 37 aksidente me dëme materiale, 14 me të lënduar dhe një me fatalitet.