75 Mall Live Search
12:07 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

38 aksidente për 24 orë, një prej tyre me fatalitet

Pavarësisht masave të rrepta të komunikacionit, numri i aksidenteve  po vazhdon të mbetet i lartë.

Vetëm në 24 orët e fundit, në vendin tonë kanë ndodhur 38 aksidente, shkruan Indeksonline.

Prej tyre, një me fatalitet, 12 me të lënduar dhe 25 pa lëndime në njerëz.

Sipas raportit policor, në këtë periudhë janë shqiptuar 1253 tiketa trafiku për kundërvajtësit e rregullave.

Tutje, policia ka arrestuar 14 persona, 4 i ka dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit. /Indeksonline/