08:12 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

38 aksidente për një ditë në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vend janë regjistruar 38 aksidente për 24 orë.

Prej tyre, 21 kanë qenë me të lënduar kurse 17 pa lëndime në njerëz, transmeton Indeksonline.

Tutje, në këtë periudhë policia ka shqiptuar 1223 tiketa trafiku për kundërvajtësit në komunikacion. /Indeksonline/