38 gradë C – Gjesti i mirë i Komandantit të Policisë në Podujevë, ndihmon të moshuarin!
Një gjest njerëzor ka bërë komandanti i Stacionit të Policisë së Kosovës në Podujevë, Bekim Zogiani.

Në disa pamje të siguruara nga “Indeksonline” shihet ky komandant teksa ndihmon një të moshuar i cili nuk ndihej edhe aq mirë për shkak të temperaturave të lartë që po shënohen në vendin tonë.
Institutit Hidrometeorologjik ka konfirmuar se temperaturat maksimalet sot është 38 gradë celsius.
Ndërsa, mot i ngjashëm do të mbajë deri në fund të javës, përveç ditës së mërkurë ku pritet të ketë vranësira të cilat gjatë ditës nuk do të jenë stabile dhe vende-vende ka mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu.