20:23 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / Blerim

38 persona u vran gjatë protestës në Mianmar

Të paktën 38 persona u vranë në Mianmar gjatë ditës së sotme, duke shënuar ditën më të keqe të dhunës që nga fillimi i protestave kundër sundimit ushtarak.

Forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj turmave të mëdha në një numër qytetesh dhe të paktën dy nga viktimat besohet të jenë fëmijë adoleshentë, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Demonstrata masive janë duke u zhvilluar në të gjithë Mianmar që kur ushtria mori kontrollin më 1 Shkurt.

Kjo vjen një ditë pasi fqinjët e Mianmarit bënë thirrje për përmbajtje.

Christine Schraner Burgener, i dërguari i KB në Mianmar e përshkroi të mërkurën si “dita më e përgjakshme” që prej grushtit të shtetit më 1 shkurt. Ajo tha se më shumë se 50 njerëz kanë vdekur që nga ajo kohë.

Grushti i shtetit u përmbys dhe u arrestua udhëheqësit e zgjedhur të qeverisë, duke përfshirë Aung San Suu Kyi.

Protestuesit po bëjnë thirrje për lirimin e tyre dhe për t’i dhënë fund sundimit ushtarak.