38-vjeçarja Adriana Lima, vazhdon të jetë një nga femrat më të bukura në botë!

Modelja nga Brazili që ka dhënë vitet më të mira në industrinë e modelizmit e ka dëshmuar përsëri se është e përsosur edhe kur shfaqet pa pikë grimi.
Adriana ka qëndruar aktive gjatë pandemisë me postime në Instagram ku së fundmi ndau disa imazhe me të cilat tregon se jo më kot ka epitetin e femrës më seksi.

Përndryshe, sa i përket jetës private Lima është në lidhje tash e disa muaj me biznesmenin turk Emir Uyar.