75 Mall Live Search
11:18 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

38-vjeçarja nga Mitrovica, u gjetë e vdekur në banesën e saj

Gjatës ditës së djeshme, rreth orës 07:00 pa shenja jetë është gjetur një femër në Mitrovicën e Veriut.

“Po viktima është femër, 38 vjeçe. Ajo është gjetur pa shenja jetë në banesën saj. Kaq mund të themi për momentin. Trupi i saj është dërguar për obduksion dhe hetimet për këtë rast janë duke vazhduar”, ka thënë për Indeksonline, Valon Preteni, zëdhënës për informim në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

“Rr. ‘Kral Petri’, Mitrovicë e Veriut 15.06.2020 – 07:00. Raportohet se në banesën e saj, është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë e viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet midis tjerash në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Indeksonline/