384 tiketa të shqiptuara për mosrespektim të masave kundër COVID-it gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 384 tiketa për mospërfillje të masave kundër COVID-19.
Edhe një ditë më parë, numri i gjobave të shqiptuara për këto mosrespektime ka qenë po i njëjtë.
Masat kundër COVID-19 në Kosovë tash e një kohë ka që janë vendosur.
Përpos mbajtjes së maskës gjatë tërë kohës, edhe orari i lëvizjes është i kufizuar, nga ora 22:00 deri në 05:00.