22:39 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tjetër fitore nga Arsenal, mposht edhe Lazion në miqësore

Arsenali e ka mundur me rezultat 2-0 skuadrën e Lazios për ta përfunduar kështu me fitore sezonin parapërgatitor

Në këtë ndeshje mesfushori kosovar, Granit Xhaka ka startuar si kapiten, duke e mbështetur atë teorinë e Unai Emery që një skuadër të këtë pesë kapiten.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 18′, ku realizoi riu i Arsenali Reis Nelsson.

Pas golit Lazio ishte afër që ta barazonte rezultatin dhe njëherë goditi edhe shtyllën në minutën e 41′.

Ata shënuan në minutën e 64’të dhe kësaj radhe golashënues ishte sulmuesi Aubameyang.

Pas golit Arsenali arriti ta qetësonte ndeshjen dhe ishte afër që të shënonte golin e tretë në minutën e 79’të.

Kjo është fitorja e katër nga 5 ndeshje që ka zhvilluar Arsenal në kuadër të sezonit të tyre parapërgatitor për sezonin e ri në Premier Ligë.r, Manchester City.