75 Mall Live Search
08:10 / E Martë, 28 Tetor 2025 / Z S

389 vjet nga themelimi i Universitetit të Harvardit

Universiteti i Harvardit njihet si një ndër universitetet më prestigjioze në botë, e pikërisht sot, ky universitet shënon 389-vjetorin e themelimit.

I themeluar para gati afro katër shekujsh në Kembrixh, Harvardi është institucioni i parë amerikan i arsimit të lartë, që u themelua nga teologu protestant Xhon Harvard.

Meqë themeluesi ishte teolog, në fillim qëllimi i këtij institucioni ishte edukimi dhe arsimimi i klerikëve. Në fillim ky institucion arsimor mbante emrin Kolegj, por në vitin 1639 e mori emrin Harvard, në nderim të themeluesit të tij i cili një pjesë të pasurisë dhe bibliotekën e tij të pasur ia fali këtij univerisiteti.

E ndër shqiptarët e parë që studiuan në Harvard, konisderohen të jenë Fan Noli e Kostandin Tashko.