09:06 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

39 raste të reja të koronavirusit në karantinë, në Japoni

Ministria e Shëndetësisë e Japonisë njoftoi sot se ka konfirmuar 39 raste të reja të një virusi në një anije që ndodhet në karantinë në portin Jokohama, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 174.

Ministria, gjithashtu ka thënë se virusi, i quajtur Kovid-19 dje, u konfirmua nga një oficer i përfshirë në kontrollet fillestare të karantinës natën kur anija “Diamond Princess” u kthye në portin e Jokohamës afër Tokios më 3 shkurt./IndeksOnline/