09:04 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

39 viktimat, që u ngrinë në kamion, ikën nga vendi për një jetesë më të mirë

Banditët kinezë “Snakeheads”-at mund të jenë ata që kanë gisht në vdekjen e 39 emigrantëve të gjetur të ngrirë në pjesën e pasme të një kamioni në Essex, Britani e Madhe.

Sipas mediave britanike, ata mund të kenë qenë organizatorët e udhëtimit, si pjesë e një rrjeti fitimprurës të kontrabandës në botë.

Ndryshe, “Snakeheads”-at, sipas Wikipedias, janë bandat kineze që bëjnë trafikim me qenie njerëzore në vende të tjera.

Ata, siç thuhet më tej, gjenden në rajonin Fujian të Kinës dhe trafikojnë klientët e tyre në vende më të pasura perëndimore si ato në Evropën Perëndimore, Amerikën e Veriut, Australi dhe disa rajone më të afërta si Tajvani dhe Japonia.

Grupi i njerëzve të gjetur të vdekur dyshohet se ishin pre e bandës, të dëshpëruar për të shpëtuar nga jeta e vështirë dhe për gjetur një jetë më të mirë në Perëndim.

Dhe një burim tha se banditët e pashpirt nuk do të ndjehen keq për fatin e 31 burrave dhe tetë grave, por do të zemërohen me paratë që kanë humbur sepse nuk mbërritën ata të gjallë.

Shpresat e migrantëve vdiqën bashkë me ta, të bllokuar në një tmerr të paimagjinueshëm në një kamion frigorifer në një port në Essex, pasi udhëtuan 5.000 milje nga atdheu i tyre i varfër.

Shoferi i kamionit, Robinson, thuhet se është zbehur kur gjeti trupat e grumbulluar në kontejner, që po tërhiqte nga Purfleeti në Grays.

Sipas “Mirror”-it, 25-vjeçari arriti të telefononte 999, por u arrestua nën dyshimin për vrasje. Ama miqtë insistuan se ai nuk kishte asnjë njohuri se ai mbante një ngarkesë njerëzore të tragjedisë.

Po sipas “Mirror”-it, këta kontrabandues “ndjekin viktimat”, duke i joshur ata me premtimin e një jetese më të mirë para se të paguajnë mijëra paundë për të marrë udhëtime drejt Perëndimit me një shërbim “fluturues” që kushton 30.000 funte.

Ata zakonisht fluturojnë nga rajoni Fujian i Kinës në Evropë, me të gjitha shpenzimet e paguara, pastaj vendosen në akomodim.

Pastaj vendosen në kamionë mallrash dhe drejtohen në errësirë, pa pajisje ushqimi, ventilimi, uji ose tualeti.