12:50 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / M. M

39-vjeçarja shqiptare: Kunati na ka nxjerrë nga shtëpia, ka inat se kam lindur djalë ai ka 3 vajza

Një 39-vjeçare nga fshati Dushk i Belshit ka rrëfyer peripecitë për vite me radhë me kunatin e saj, për shkak të shtëpisë së vjehrri i saj ua ka lënë trashëgimi.

Në një intervistë në News24, 39-vjeçarja tregon se martua në një familje me tradita dhe u përkujdes për prindërit e bashkëshortit dhe si mirënjohje mori shtëpinë e tyre.

Por, 4 vjet pas ndarjes nga jeta e vjehrrit, kunati i saj 44-vjeçar do që t’i marrë shtëpinë dhe për këtë e ka kërcënuar dhe ofenduar disa herë.

Madje 39-vjeçarja ka marrë urdhër mbrojtjeje ndaj tij.

Pjesë nga intervista:

Vetëm njëri nga fëmijët e vjehrrit kërkon shtëpinë?

Gruaja: Po. Vjehrri në fillim rrinte me kunatin. Ata e lanë në mes të rrugës. Unë u përkujdesa. Ata asnjë kafe si dhanë. Ai më ishte mirënjohës. Më tha sa të mbyll sytë do rri me ty. Unë e kam pleqëruar, e kam trajtuar si babanë tim.

A e dinte ai testamentin?

Gruaja: Po e dinte. Të gjithë fëmijët e dinin dhe e pranuan që vjehrri na e fali ne shtëpinë. Kunati ka shtëpinë e tij, por sërish dëshiron gjysmën e shtëpisë sime.

Pse kunati e ka konfliktin me ty dhe jo me të vëllanë?

Gruaja: Sepse burri im është emigrant pa dokumente. Mua më thotë ti nuk ke burrë. Ai nuk flet me burrin tim. Na mori inat, sepse ne lindëm djalë dhe vjehrri i thoshte trashëgimtar. Ai ka vetëm 3 vajza. Mi ka bërë fëmijët me tension. Më ka thyer xhamat e shtëpisë. Nuk është jetë kjo.