75 Mall Live Search
08:35 / E Diele, 17 Janar 2021 / OSH

39 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

Sot bëhen 39 vjet nga vrasja e vëllezërve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës.

Me 17 janar në qytetin Untergrupenbach të Gjermanisë u bë atentat mbi vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën, transmeton Indeksonline.

Sipas autoriteteve gjermane, vrasisit ishin tre jugosllavë të panjohur.

Fqinjët, të frikësuar nga krismat, i shohin dy persona të gjinisë mashkullore duke ikur. Vetura ka mbetur e ndezur, pasi që Bardhoshit i kishte mbetur këmba në pedalin e gazit. Si pasojë e kësaj, vetura ka vazhduar më tutje të ecën derisa përplaset me një garazhe.

Gjatë kësaj kohe, drejtuesi ka vdekur, ndërsa pas përplasjes është fikur motori. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur të vdekur drejtuesin e makinës, Bardhosh Gërvallën, 31 vjeç, i goditur nga gjashtë plumba, Kadri Zekën i vrarë nga dy goditje me plumba në trup dhe Jusuf Gërvallën, 36 vjeç, gjithashtu i plagosur rëndë nga dy goditje me plumba./Indeksonline/