75 Mall Live Search
20:39 / E Shtunë, 20 Nëntor 2021 / OSH

4 copa n’kajmak”, Liverpooli e shpartallon Arsenalin

Liverpool ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Arsenalit, në kuadër të xhiros së 12-të në Premier League.

“Të kuqt” fituan me rezultat të thellë 4-0, në ndeshjen e zhvilluar në “Anfield”.

Të parët kaluan në epërsi vendasit me Sadio Mane në minutën e 39-të, teksa me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Diogo Jota e dyfishoi epërsinë për të “Kuqt”, teksa golin e tretë Mohamed Salah në minutën e 73-të, ndërsa katër minuta më vonë Minamino për 4-0, me këtë rezultat përfundoi ndeshja.

Liverpool pas kësaj fitore kalon në pozitën e dytë në tabelë, teksa Arsenal mposhtet pas 10 ndeshjeve me 20 pikë.