4 ditë më vonë, djali nga Maroku nxirret nga pusi 32 metra i thellë

Ekipet e shpëtimit kanë punuar për katër ditë rresht për të shpëtuar një djalë 5-vjeçar, pasi u bllokua në një pus 32 metra të thellë në një fshat maroken.
Operacioni për të shpëtuar Rayanin, i cili ra në fund të pusit në veri të Marokut, arriti në një fazë kritike të premten, teksa operacioni ndiqej drejtpërdrejt nga mijëra njerëz në Afrikë, shkruan The New York Times.
Rayan ka mbetur i ngecur në pusin pranë shtëpisë së tij në fshatin e vogël të Ighrane, rreth 125 milje nga qyteti i Chefchaouen, që nga e marta pasdite.
Ekipet e shpëtimit shkuan në vendngjarje me buldozerë për të gërmuar një bosht paralel nga i cili mund të kalonin tunel për të arritur tek fëmija, por ata kishin frikë se një pjesë e pusit ose boshti paralel do të shemben para se të arrinin atje.
Më në fund, ekipet e shpëtimit arriten të nxjerrin Rayanin nga gërmadhat në të cilat ai kishte rënë dhe ky triumf është përcjellur edhe jashtë kontinentit të Afrikës.
Në linkun e mëposhtëm mund të ndiqni videon e shpëtimit të tij:
https://www.facebook.com/watch/?v=986936855556156