75 Mall Live Search
14:39 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

4 ditë para nisjes së mësimit, nis renovimi i shkollës, nxënësit jashtë bankave

Në fshatin Poterq të Klinës, nxënësit  nuk  kanë mundur të nisnin mësimin as  gjatë kësaj jave, me gjithë shtyrjen e mësimit, shkruan IndeksOnline.

Kjo pasi që  as pas 7 muajsh që kur vendi po përballet me pandeminë Covid-19, objekti i kësaj shkolle nuk ka arritur të rinovohej.

Madje në renovimin e tij nuk është punuar fare deri më 10 shtator.

Prindërit të shqetësuar në adresë të IndeksOnlinet, kanë dërguar këtë video, duke thënë se me gjithë humbjen e mësimit gjatë tërë kësaj kohe, fëmijët e tyre vazhdojnë të qëndrojnë jashtë bankave shkollore./IndeksOnline/

IndeksOnline ju sjell pamje: