08:41 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

4 ditë para zjarreve në Notre Dame, 16 statuja u larguan

Katedralja ‘Notre Dame’ e ndërtuar 856 vjet në Paris të hënën pasdite u përfshi në flakë.

Pamjet nga kryeqyteti francez ishin kryetituj në gjithë mediumet e botës. Kjo kategrale i kishte rezistuar shumë luftërave, por jo edhe zjarrit.

 ‘Associated Press’ shkruan se 4 ditë më herët, 16 statuja që ishin të vendosura në krye të Katedralës ishin hequr për tu pastëruar, transmeton Indeksonline.

Këto statuja kishin qëndruar në ato pozicione që më shumë se 100 vite. Shteti francez kishte ndarë 150 milionë euro për të renovuar Katedralen ‘Notre Dame’.

Së fundi presidenti Emmanuel Macron deklaroi që struktura e Katedrales ka shpëtuar dhe së shpejti do të fillojnë punimet për të kthyer gjendjen e mëparshme. /Indeksonline/