4 futbollistë gjermanë që luajtën në finale të Ligës së Kampionëve, duhet të futen në karantinë

Rregullorja e Gjermanisë për hyrjet e shtetasve të saj nga disa vende të Evropës po shkakton kokëqarje për Federatën e Futbollit të Gjermanisë.
Sipas kësaj rregulloreje, katër futbollistë duhet të karantinohen.
Bëhet fjalë për Ilkay Gundogan (Manchester City), Antonio Rüdiger, Kai Havertz dhe Timo Werner (Chelsea FC), të cilët luajtën në finalen e Ligës së Kampionëve.
Drejtori sportv, Oliver Bierhoff ka deklaruar se Federata po mundohet të gjej një zgjidhje për të mos i futur në karantinë futbollistët e lartëcekur.