21:30 / E Mërkurë, 24 Prill 2019

4 gabimet që të gjitha çiftet bëjnë pas lindjes së fëmijës

Ardhja në jetë e një fëmije mund të “trazojë” disi marrëdhënien tuaj me partnerin. Ja cilat janë këshillat për prindërit e rinj. Të qënit prind është një emocion dhe një lumturi shumë e madhe, por krahas kësaj është edhe një eksperiencë shumë e lodhshme.

Nuk është aspak e lehtë të përshtatesh me jetën e re, dhe vështirësia do të ndihet më shumë gjatë muajve të parë pas lindjes, ku do t’ju duhet të rregulloheni midis vakteve të gjidhënies, netëve pa gjumë dhe shumë vështirësive të tjera që mund të ketë. Por gjithsesi është ndjesia më e bukur që na dhurohet në jetë. “Lindja e një fëmije mund të trazojë jetën në çift. Kjo mund të ndodhë edhe tek çiftet më të dashuruara që njohim, pasi ardhja në jetë e një fëmije mund të konsiderohet si një “tërmet emotiv”, shprehet Marco RosSi, psikoterapist dhe seksolog.

Sipas tij kujdesi që duhet të tregoni për marrëdhënien tuaj bashkëshortore gjatë muajve të parë pas lindjes është shumë e rëndësishme, por si mund ta bëjmë këtë? Cilat janë gabimet që nuk duhet të bëni?

1.Ta konsideroni partnerin më shumë si prind

Zakonisht pas lindjes së fëmijës gruaja ka tendencën të ndihet e “shëndoshë dhe e shëmtuar”, ndërsa burri i lënë pas dore. Gruaja futet me gjithë shpirt në rolin e nënës dhe ndonjëherë harron që burri ka nevojë për të, për përkujdesjet e saj, për bisedat e saj dhe për këtë ju duhet të mundoheni të mbani sa më gjallë marrëdhënien tuaj. Kjo mund të ndodhë duke biseduar sa më shumë me njëri-tjetrin për gjithcka që ju shqetëson. Nuk është trup të flisni rreth marrëdhënieve seksuale, pra bisedat tuaja nuk duhet të jenë të përqëndruara vetëm tek fëmija.

2.T’ja kushtoni të gjithë kohën tuaj fëmijës

Dihet që fëmija i vogël është gjëja primare në jetën tuaj, dhe përkujdesja ndaj tij do t’ju marrë shumë kohë nga dita juaj. Ju duhet të përpiqeni që t’i kushtoni pak kohë nga dita juaj edhe bashkëshortit tuaj, dhe këtë mund ta bëni fare mirë ndërsa fëmija fle. Mund të qëndroni pak bashkë në intimitetin e njëri-tjetrit dhe më pas të shijoni marrëdhënien tuaj si para lindjes së fëmijës.

3.Të krijoni çarje në çift

Kjo është një tjetër gabim ë zakonisht ciftet bëjnë. Ju duhet të përpiqeni të qëndroni sa më shumë bashkë, dhe nëse keni nevojë për ndihmë mund ta kërkoni këtë nga bashkëshorti juaj. Përvec kësaj ju mund të përfitoni nga ndihma që mund t’ju ofrojnë gjyshërit dhe të dilni për të ngrënë apo pirë diçka së bashku.

4.Ta nënvlerësoni njëri-tjetrin

Fëmijët mund të jenë “ura lidhëse” e çiftit, por ndonjëherë mund të jenë edhe si një tërmet që do ta tronditë marrëdhënien. Për këtë arsye ju duhet të përpiqeni të silleni sa më me dashuri ndaj njëri-tjetrit. Të jesh prind nuk do të thotë se duhet ta lesh mënjanë dashurinë që duhet t’i japësh tjetrit. Një organizim për të dalë diku, një dhuratë e papritur, një kompliment, një dush bashkë dhe shumë të tjera mund të jenë një mënyrë shumë e mirë për të mbajtur sa më gjallë marrëdhënien tuaj. Përftoni nga çdo mundësi që ju jepet, nuk ka rëndësi se çfarë do të bëni, rëndësi ka ta bëni bashkë.