16:33 / E Shtunë, 14 Shtator 2019 / indeksADMonline

4 grupet kriminale në gjykatë, zbardhen bisedat e koduara të trafikantëve të drogës

Report Tv ka zbardhur një pjesë të përgjimeve mes të arrestuarve dhe personave të shpallur në kërkim nga operacioni “Limit”.  Ata përdornin një aplikacion për të shmangur përgjimin e bisedave të tyre. 24 të arrestuarit do dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë.

Dy kokat e financuesit e grupeve kriminale, Eduard Hoxha e Edmir Ballia. Hetimet të shtrira në një periudhë 3-vjeçare (2016-2019) kanë zbuluar edhe skemën si funksionin këto grupe kriminale.

Në Holandë sigurohej fara e kanabisit, më tej kalonte tranzit në Greqi, dhe me ardhjen në Shqipëri bëhej edhe përpunimi në laboratorë të posaçme për kultivimin e lëndëve narkotike.

Më tej, droga trafikohej në Greqi, Turqi dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.


Hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda në bashkëpunim të ngushtë me policinë e Shtetit dhe autoritetet greke, u finalizua me operacionin e fundit policor “Limit” me përfshirjen e rreth 300 efektivëve në disa qytete të Shqipërisë (Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë), ku u arrestuan 17 persona, ndërsa 6 të tjerë janë aktualisht në burg, të arrestuar më herët, ndërkohë 8 janë në kërkim. Pra në Shqipëri të arrestuar 31 persona në total, 34 arrestime janë bërë në Greqi. 

Ato do të ndiqen nga Prokuroria për Krime të Rënda për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”,  “Kultivimi i narkotikëve”, “Mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Të arrestuar
Sokol Nesimi, 40 vjeç, banues në Tiranë
Bilbil Shqalshi, 46 vjeç, banues në Mirditë 
Aleksander Pepi alias bani 38 vjeç, banues në Korçë
Enkelejdi Sadik, 35 vjeç, banues në Korçë
Kristo Çobaj, 34 vjeç, banues në Korçë;
Gjergji Çollaku ose ky Gjergji Çobaj, 63 vjeç, banues në Korçë
Bektash Zenel, 55 vjeç, banues në Ersekë;
Gjergji Muke, 32 vjeç banues në Korçë
Romeo Tarem 32 vjeç, banues në Ersekë
Ertin Hoxhalli, 33 vjeç, banues në Korçë
E. M., 26 vjeç, banues në Korcë;
Festim Çorvaxhi alias Bajraktari, 35 vjeç, banues në Pogradec;
Edmir Ballia, 42 vjeç, banues në Tepelenë
Eduart Hoxha, 34 vjeç, banues në Fier
Arber Brahimi, 25 vjeç, banues në Tepelenë
Valgjel Brahimi, 33 vjeç, banues në Tepelenë
Fejzo Dana, 56 vjeç, banues në Tepelenë
Agron Manka, 35 vjeç, banues në Këlcyrë
Besjan Valca, 33 vjeç, banues në Sarandë
Andrea Caca, 50 vjeç, banues në Durrës
Emiliano Kalemi, 37 vjeç, banues në Durrës
Eljon Jaho, 38 vjeç, banues në Ersekë dhe 
Besjan Zenel, 27 vjeç, banues në Ersekë
Hysni Sadik, 65 vjeç, banues në Korçë
Gjergj Çobaj

Në kërkim
Olger Bamllari
Aldo Nesimi
Besjan Balca
Drini Balca
Kristo Ruçi
Rexhep Ipek (shtetas turk banues në Durrës)
Gjergj Çollaku