75 Mall Live Search
23:27 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

4 hile që duhet t’i dini kur kryeni marrëdhënie gjatë periodave

E dimë fare mirë që do të na duhet të përballemi me periodat gjatë pjesës më të madhe të jetës, prandaj duhet të përgatitemi që herët që kjo të mos ndikojë në jetën tonë seksuale.

Madje, përveç të tjerave, e dini mirë se seksi gjatë peridova është fantastik për shumë arsye. Për të bërë edhe më interesant dhe më pak të sikletshëm, hidhini një sy këshillave më poshtë.

1. Përdorni një prezervativ

Nëse keni ndërmend ta bëni kur jeni me perioda, duhet të jeni të sigurtë. Infeksionet vaginale janë aty.

2. Shmangni disa pozicione të caktuara

Nëse poziocioni i preferuar është ai lart, shmangeni gjatë atyre ditëve.Misionari do të jetë shoku juaj më i mirë.

3. Futuni në dush

Seksi në dush nuk është edhe aq i rehatshëm,me përjashtim të rasteve kur jeni me perioda. Vetë periodat do të luajnë rolin e lubrifikantit dhe në të njëjtën kohë s’do ta keni mendjen tek shenjat e gjakut nëpër çarçafë.

4. Një peshqir në ngjyrë të errët duhet gjithmonë aty.

Në rast se jeni nervozë në lidhje me higjenën dhe shenjat që mund të shihni mbi shtrat, mbani aty pranë një peshqir në ngjyrë të errët.