07:30 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

4 lëngje të shijshme, ideale për të hequr kilet e ushqyer trupin

Në janar kemi shumë nevojë për receta që na ndihmojnë të heqim kilet e marra gjatë festave, por pa hequr dorë nga vlerat ushqyese. Do t’ju tregojmë më poshtë katër receta pijesh detoksfikuese me dhjetra përfitime shëndetësore. Lexojini njëra pas tjetrës:

Lëng me dardhë dhe mollë

Thjeshtësia ndonjëherë është zgjidhja më e mirë dhe ky lëng është më detoksfikuesit dhe më të shijshmit nga të gjithë. Vendosni në shtrydhëse 2 mollë dhe 2 dardhë të pjekura, shtoni në fund një lugë kafeje lëng limoni dhe mos shtoni sheqer: frutat e përdorura për këtë lëng janë shumë të ëmbla.

Lëng me qitro, kastravec dhe mente

Një prej lëngjeve më freskuese: meritë e qitros dhe shijes freskuese të mentes. Vendosni gjysmën e qitros në shtrydhëse me një kastravec dhe 5 gjethe menteje të freskët. Ky është një lëng me veti drenuese dhe veç të tjerash ndihmon në luftimin e celulitit.

Lëng me ananas, mollë dhe selino

Një lëng freskues dhe pastrues falë vetive të ananasit dhe selinos. Vendosni në shtrydhëse dy feta ananas të freskët, dy kërcej selinoje dhe një mollë. Ju bëftë mirë!

Lëng me perime jeshile

Ky lëng do t’ju japë energji dhe do t’ju ndihmojë të pastroni organizmin tuaj: përdorni një dorë spinaq me gjethe të vogla, një kastravec, 2 kërcej selino dhe gjysmë molle jeshile. Shtrydhini perimet dhe në fund shtoni  pak lëng limoni.