19:01 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

4 mënyra për të bërë një panine më të shëndetshme

Kujtoni paninet dhe do të mendoni për sandwich të mbushur me salca të ndryshme të cilat qëndrojnë në stomak duke ju shqetësuar për të gjithë ditën.

Por edhe paninia mund të kthehet ne një vakt të ekuilibruar dhe të shëndetshëm. Ja disa këshilla të vlefshme për të kaluar pushimin e drekës.

Nëse jeni në dietë Paninia më e mirë  për ju është ajo e bërë nga maja birrës por natyrale, miell integral. Këtë panine mund ta mbushni me një lete mishi te tymosur duke e shoqëruar me kunguj të pjekur, rukola dhe domate. Shumë i këshilluar është edhe leto i salmonit i marinuar me agrume.

Nëse ju pret një pasdite stresuese Në këtë rast ju duhet energji dhe një dozë e mirë humori. Një panine me miell misri është ajo që bën për ju të cilën mund ta mbushni me feta roastbeef, gjethe të ndryshme sallate dhe pak mustarde