10:38 / E Diele, 13 Shtator 2020 / indeksADMonline

4 mënyra të thjeshta për të rënë nga pesha pa u djersitur dhe lodhur

Çdo aktivitet që përfshin lëvizjen ndihmon për t’u dobësuar. Dieta ushqimore gjithashtu është e rëndësishme për të mbajtur trupin në formë dhe për të qenë të shëndetshëm. Përveç këtyre dy faktorëve shumë të rëndësishëm, ka edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në shtimin ose rënien në peshë. Më poshtë do të gjeni 4 truke të thjeshta të rënies në peshë, të cilat nuk kërkojnë dietë ose stërvitje:

Flini më shumë: Sa më pak të flini, aq më shumë djersitje shkaktojnë hormonet. Krahasuar me njerëzit që flenë 8 orë në natë, ata që flenë 5 orë nxjerrin nga trupi më shumë nivele të “ghrelin” dhe “leptin”, dy hormone që shtojnë oreksin. Ekspertët e Universitetit Stanford thonë se sa më pak të flini, aq më shumë mund t’ju rritet indeksi juaj trupor.

Nuhatni aromë menteje: Kur njerëzit nuhasin aromë menteje çdo dy orë për pesë ditë, ata konsumojnë 1800 kalori më pak se ata që pinë qetësues të padëmshëm jo me shije menteje, thotë një studim i publikuar tek revista “Appetite”. Sipas autorëve të studimit, aroma e mentes mund të stimulojë një pjesë të trurit që kontrollon nivelet e urisë dhe largon oreksin.

Merrni rrezet e diellit në mëngjes: Sa më shumë të jeni të supozuar ndaj dritës së fortë të diellit në mëngjes, aq më pak në peshë do të shtoni, ka zbuluar një studim i kryer nga Universiteti Veriperëndimor. Duke qenë se rrezet e diellit ndihmojnë trupin të vendosë orën e brendshme biologjike, që kontrollon oreksin, qëndrimi jashtë ose afër dritares nga ora 8 e mëngjesit deri në mesditë është një mënyrë e mirë për të ngrënë më pak. Krahasuar me qëndrimin në një dhomë ose zyrë pa dritare, vetëm 30 minuta në një dhomë ku hyjnë rrezet e diellit në mëngjes janë të mjaftueshme për të përmirësuar indeksin trupor, thonë autorët.

Bëni një shëtitje: Sa më të stresuar të ndiheni, aq më shumë mund të djersitni, tregon një studim i kryer nga Universiteti i Kalifornisë, në San Francisko. Autorët e studimit thonë se hormoni kortizol i stresit mund të shtojë oreksin dhe dëshirën për të ngrënë ushqime të pashëndetshme. Por, ecja në natyrë ul nivelet e stresit, dhe kështu mund të largojë edhe dëshirën për të ngrënë.