15:49 / E Mërkurë, 19 Maj 2021 / A. A

4 miqësoret e Kosovës, Challandes pritet t’i grumbullojë dy grupe futbollistësh

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë 4 ndeshje miqësore në qershor.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që përzgjedhësi Bernard Challandes pritet të ftojë dy grupe të futbollistëve.

Për ndeshjet kundër San Marinos dhe Maltës që zhvillohen me 1 përkatësisht 4 qershor, trajneri zviceran do të ftojë futbollistët që angazhohen në kampionatet e huaja, që thirren zakonisht në ndeshjet kualifikuese.

Ndërsa gjatë kampit që mbahet në Turqi, Challandes do të ftojë futbollistë të rinjë, kryesisht nga Superliga e Kosovës.

Më 8 qershor, Kosova luan kundër Guinesë ndërsa më 11 qershor ndaj Gambisë.

/Indeksonline/