75 Mall Live Search
09:28 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

4 numrat, që nëse i telefononi mund t’ju shpëtojnë jetën!

Janë disa numra telefoni, të cilët në shumë raste mund t’ju shpëtojnë jetën, andaj është shumë e nevojshme t’i dini.

Vetëm 192-shit për 24 orë u përgjigjet një staf i uniformuar në Policinë e Kosovës. Këto thirrje policia i seleksionon sipas emergjencës së rastit për të dërguar njësitin përkatës.

Ju sjellim 4 numra që duhet t’i mbajë mend secili në vendin ku jeton dhe të kontaktojë në rastin e fatkeqësive dhe problemeve të ndryshme

  1. Numri 192 Nëse keni aksident në komunikacion, atëherë ju patjetër duhet ta mbani mend numrin e policisë i cili është 192.
  2. Numri 193 Në rastet kur keni vatra zjarresh dhe jeta dhe pronat tuaja po rrezikohen atëherë ju duhet të telefononi numrin e zjarrfikësve 193.
  3. Numri 194 patjetër duhet të dini edhe numrin e ndihmës së shpejtë i cili është 194, pasi që duke telefonuar këtë numër ju mund ta shpëtoni jetën e dikujt, kur është në gjendje të keqe shëndetësore dhe ka nevojë për ndihmën e mjekut.
  4. Numri 112 Për raste emergjente apo kur ka fatkeqësi natyrore, vërshime, shembje toke, ortekë bore etj., duhet të telefononi në numrin e telefoni 112 dhe të kërkoni ndihmë.

Numrat emergjentë janë çdo ditë 24 orë të hapur. Numrat e shkurt (3 shifra) janë çdo herë falas. Për numrat e tjerë paguan njeriu sipas rregullit tarifen normale për telefonin.