07:43 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / OSH

4 pyetjet që duhet t’i bëni vetes para se të humbni virgjërinë

A jeni vërtetë gati?

Të zgjidhni nëse dhe kur të bëni seks për herë të parë është një nga vendimet më të vështira të jetës së një femre, shkruan “TeenVogue”.

Seksi mund të ndikoj në lidhjen tuaj, emocionet, shëndetin dhe të ardhmen tuaj.

Edhe pse është normale dhe natyrale që të doni të kaloni në një shkallë tjetër në lidhjen tuaj, duhet të mendoni mirë rreth vendimit.

Janë 4 pyetje që duhet t’i bëni vetes për të kuptuar se a jeni e gatshme apo jo.

A mund ti përballoni emocionet që vijnë me seksin?

Seksi mund të iu lidhë më shumë me partnerin tuaj dhe ta bëjë lidhjen më të fortë, por gjithashtu mund të rrit emocionet negative kur diçka shkon keq në lidhjen tuaj duke iu quar në grindje ose ndarje.

Pikërisht për faktin se iu bënë më të lidhur me partnerin, ju do të jeni më e brishtë dhe e dobët ndaj situatave të palakmueshme.

A do jeni e përgjegjshme kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj?

Sigurisht, ju veçse i kuptoni rreziqet e sëmundjeve që transmetohen seksualisht, por është shumë e rëndësishme ta mendoni mirë. Një në katër vajza adoleshente ka një sëmundje që kanë marrë nga marrëdhëniet seksuale, transmeton lajmi.net.

Prandaj duhet ta mbroni veten, mos keni turp të blini persevativë, ose të testoheni për sëmundje seksuale. Vizitat tek gjinekologu janë të rëndësishme.

A mundeni ju edhe partneri juaj të flisni hapur dhe sinqertë?

A i besoni partnerit tuaj? A jeni në gjendje të flisni për çfarëdo me të? Nëse jo, nuk duhet të avanconi në shkallën tjetër në lidhjen tuaj akoma.

Uluni dhe bisedoni për të kaluarën tuaj seksuale dhe bëjeni këtë bisedë para se të bëni seks. Nëse partneri juaj refuzon të përdor persevativë, atëherë ai nuk ka konsideratë për mirëqenien tuaj.

A do të keni kujdes me kontraceptivë?

Meqë persevativët nuk janë gjithmonë të sigurt, nganjëherë iu duhet të mbështeteni në kontraceptivë për të shmangur shtatzëninë e padëshiruar.

Ka shumë lloje të ndryshme, por secila ka efekte anësore që reagojnë ndryshe tek secili përdorues. Keni kujdes që të zgjidhni atë që iu përshtatet.