4 rastet e fundit me koronavirus, të infektuarit vijnë nga këto komuna

Sot më 06 maj 2020 janë testuar gjithsej 324 mostra të marra nga Klinika Infektive, rastet nga terreni dhe në Shtëpinë e Përkujdesjes për të moshuar në Prishtinë.
Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar katër (4) raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Prizren, 1 rast Zhur), një 1 rast me vendbanim në Rahovec dhe një 1 rast Leposaviq.
Sot më 06 maj 2020, janë shëruar 43 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 533 raste.