75 Mall Live Search
14:17 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

4 rastet e fundit në Lipjan, ja nga u infektuan

Dje më 15 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 385 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 129 raste.

Në mesin e këtyre rasteve 4, janë nga Lipjani. Derisa zëdhënësi i kësaj komune, Diamant Bytyçi, për  Indeksonlinen, ka dhënë detaje në lidhje me të infektuarit e fundit.

“4 raste janë familjarë të rastit para dy ditësh. Ndërsa, ky rasti nga Rufci jeton në Prishtinë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se numri i të të infektuarve deri tashti ka shkuar 1615./Indeksonline