75 Mall Live Search
07:57 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / Blerim

4 shtëpi ishin cak i hajnave për pak orë, vetëm në 1 lagje të Pejës

Vjedhjet janë bërë dukuri shqetësuese në vendin tonë.

Brenda ditës raportohen dhjetëra të tilla në Policinë e Kosovës, teksa vetëm mbrëmë një lagje në qytetin e Pejës është tmeruar nga hajnat.

Sipas mediave lokale,  katër shtëpi në lagjen “Fidanishte” në Pejë kanë qenë cak i grabitësve.

Hajnat thuhet se kanë hyrë në këto shtëpi në një interval prej pak orësh.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë, të cilat po i hetojnë këto raste./Indeksonline