4 të arrestuar pas një përleshjeje në Lipjan, njëri përfundon në QKUK

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:40 në Lipjan.
Sipas njoftimit të policisë, janë arrestur 4 persona ku dyshohet se kishin sulmuar fizikisht 4 viktima.
Gjatë përleshjes është përdorur dhe një thikë, ku kanë pësuar lëndime truporte 3 persona, ndërsa njëri po trajtohet ende në QKUK.
“Lipjan / 27.08.2025 – 21:40. Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se kishin sulmuar fizikisht 4 viktimat meshkuj kosovarë. Gjatë përleshjes është përdorur edhe një mjet i mbrehtë (thikë). Si pasojë e përleshjes fizike viktimat kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe janë dërguar në trajtim mjekësor. Tre nga viktimat pas pranimit të trajtimit mjekësor janë liruar, kurse njëri ka ta vazhduar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Ndërsa është bërë e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/