4 të lënduar në një aksident trafiku në Kamenicë

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku rreth orës 12 në Kamenicë.
Të përfshira në këtë aksident ishin dy automjete me targa vendore, transmeton IndeksOnline.
Policia e Kosovës dhe njësitet e komunikacionit rrugor kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke i hetuar shkaqet se si ka ndodhur aksidenti.
‘’ Sot me 05.10.2022 rreth orës 12 :00 në Kamenicë ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me targa vendore. Policia e Kosovës njësitet e komunikacionit rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se janë lënduar katër persona lehtë. Policia e Kosovës, njësitet e komunikacionit rrugor janë duke i hetuar shkaqet se si ka ardh deri te aksident’’, ka deklaruar Hashani. /IndeksOnline/

