4 vite më parë i tha JO Zvicrës, sot ylli i Kosovës feston ditëlindjen e 26-të
Një ndër futbollistët më të mirë të Kosovës, Hekuran Kryeziu sot feston ditëlindjen e 26-të.
Mesfushori me prejardhje nga Gjilani, është rritur në Zvicër dhe ka luajtur për të gjitha grupmoshat e kësaj kombëtareje.
Por në vitin 2015 Kryeziu ka qenë ndër të parët që ka pranuar ftesën që të veshë fanellën e Kosovës. Deri tani ai ka zhvilluar 18 ndeshje me “Dardanët”. /Indeksonline/