75 Mall Live Search
11:40 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

4-vjeçari goditet nga vetura në Prizren, lëndohet rëndë

Një fëmijë 4 –vjeçar i gjinisë mashkullore ka pësuar lëndime të rënda, pasi është goditur nga një veturë e cila drejtohej nga një femër njofton Policia.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve ka lëndime të rënda.

Rasti ka ndodhur në Prizren, pasditen e së dielës.