22:41 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Një 4- vjeçar pëson gërvishtje në fytyrë, ankohet se ia shkaktoi “mësuesja e keqe” e çerdhes!

Masua Tusa pësoi një paralizë cerebrale vite më parë dhe që nga atëherë kishte vështirësi në të folur.

4- vjeçari, i cili shkonte në çerdhe tashmë sa kohë, së fundmi pësoi një aksident aspak të lehtë.

Kur nëna e tij shkoi ta merrte nga çerdhja, fytyra e tij kishte plagë dhe gërvishtje të shumta, me ç’rast kjo e para u trishtua.

“Mami mësuesja keqe!”, i kishte thënë voglushi nënës së tij, shkruan “The Sun”, transmeton Indeksonline.

 The little boy was taken to hospital, but was not seriously injured

Sipas mësueseve të kopshtit, fëmiu është rrëzuar nga disa shkallë me karrocën e tij.

Masua, i njohur për nënën e tij si Sua, është “shumë i frikësuar” për t’u rikthyer në kopshtin e fëmijëve në Auckland, Zelanda e Re.

Nëna e Sua, Milly Tusa dërgoi djalin e vogël në spital, pasi ai kishte gërvishtje  të mëdha.

Milly shtoi: “Kur I besoni njerëzve që të kujdesen për fëmijën tuaj, veçanërisht për një fëmijë me aftësi të kufizuara, një fëmijë që nuk flet, është zemërthyer”.

Ndërkohë, që me rastin në fjalë po merret edhe organet e hetuesisë edhe Ministria e Arsimit. /Indeksonline/