22:55 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

4 vjeçarit i duhet të heq syrin për shkak të kancerit

Një djalë i vogël ka hequr syrin pasi që babai i tij kishte vënë re një shenjë të kancerit të rrallë në foto.

Noah ishte afër festimit të ditëlindjes së katërt dhe prindërit e tij, Laila Gaudry dhe Ollie Blanks ishin shumë krenar se sa ishte rritur djali i tyre.

 The only sign something was wrong was a white glow in Noah's eye in a photo - when the flash had gone off - and a squint

Djalit të tyre iu kishte dashur që të heq syrin pasi që atij iu kishte paraqitur një lloj i rrallë i kancerit, përkatësisht retinoblastoma.

Fillimisht ishte babai i Noah, Ollie ai që kishte dyshuar se diçka nuk është në rregull me syrin e Noah, ngjarje kjo që kishtë ndodhur në 2017-n.

 Noah had to have his left eye removed to save his life

Ai kishte filluar të hulumtojë në google dhe kishte gjetur që simptomat e Noah janë ato të retinoblastomës, lloj i rrallë i kancerit që shfaqet kryesisht tek fëmijët nën 5 vjeç.

Të shqetësuar me gjendjen e syrit të djalit të tyre, prindërit e Noah-s e dërguan tek mjeku dhe më vonë ishte konfirmuar që Noah ka kancer në sy.

 Noah was forced to have six cycles of chemotherapy to treat the cancer

Mjekët ia sqaruan prindërve të Noah-s se djaloshi i tyre kishte tumorin në shkallën D që do të  se kanceri ishte shpërndarë në retinë dhe në shikimin e tij.

Si pasojë e kësaj mjekët i thanë prindërve të Noah-s se duhet operuar dhe larguar syrin. Operimi i djaloshit kaloi me sukses dhe ai tashmë ka një sy të përkohshëm prostetik që do ta  mbaj 4 javë pas operacionit.

 Noah had a temporary prosthetic eye fitted four weeks after his operation

Prindërit e Noah-s dëshirojnë të sensibilizojnë të gjithë prindërit për simptomat e retinoblastomës dhe kujdesin që të kenë prindërit ndaj fëmijëve të tyre, megjithëse retinoblastoma është sëmundje shumë e rrallë./Indeksonline/